Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pasi akuzoi Izraelin dhe Iranin për shkelje të armëpushimit.
Trump deklaroi se Irani nuk do t’i rindërtojë objektet bërthamore.
Më herët, Trump u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të shoh ndryshim regjimi në Iran.
“Nuk e dua atë. Dua të shoh që gjithçka qetësohet sa më shpejt që është e mundur. Ndryshimi i regjimit çon në kaos, dhe ne nuk duam të shohim shumë kaos”.
Megjithatë, ai beson se Irani duhet të jetë në gjendje të rindërtohet dhe të bëjë punë të mirë.









