VENDIMI/ Trafikoi 614 kilogramë kokainë/ Gjykata e Lartë i “vë vulën”, Arbër Çekaj dënohet me 14 vjet burg

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arber Çekajn, të akuzuar për trafikimin e 614 kilogramëve kokainë nga Amerika Latine që u kap në 2018 në portin e Durrësit.

Të pa ndryshuara mbetën edhe dënimet për Donaldo Lushajn me 10 vite e 8 muaj burg dhe për Armando Pezakun me 8 vite  e 8 muaj heqje lirie.

Droga u sekuestrua ne Portin e Durrësit në shkurt të 2018-tës në një kontejner që transportonte banane.