Pavarësisht thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse për transferimin e tij në Milan dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me Igli Taren, Luka Modric nuk po angazhohet për të ardhmen e tij te kuqezinjtë.
“Nuk kam vendosur ende se ku do ta vazhdoj karrierën time, – shpjegoi ai në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i Kroacisë, përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Republikës Çeke.
Ka pasur kontakte dhe telefonata, por i kam lënë të gjitha mënjanë, sepse tani dua të përqendrohem te skuadra kombëtare.
Në këtë periudhë është normale të mos dish se ku do të shkosh, – shtoi organizatori kroat. – Por nuk mendoj se kjo duhet të kompromentojë përqendrimin e askujt”.









