TELEFONATA/ Sulmet e ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit, Trump bisedon me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, foli të premten me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lajmin e dha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, shkruan A2.

Irani qëlloi rreth 100 raketa drejt Izraelit të premten në mbrëmje dhe bëri “disa goditje”, ka pohuar ushtria izraelite.

Zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit deklaroi se mund të ketë më shumë goditje nga ana e Iranit më vonë gjatë natës, duke u bërë thirrje civilëve të qëndrojnë pranë strehimoreve.