Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se sot pati një telefonatë me presidentin e Iranit. Macron ka ndarë mesazhet e tij kryesore nga telefonata, duke përmendur lirimin e shtetasve francezë të ndaluar Cecile Kohler dhe Jacques Paris, mbrojtjen e shtetasve dhe objekteve franceze në Iran, “të cilat nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë kërcënimi”, respektimin e armëpushimit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajon dhe kthimin në tryezën e negociatave për të adresuar çështjet balistike dhe bërthamore.
Ndër të tjera Macron tha se temë diskutimi ishte dhe mbrojtja e kuadrit të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe rifillimi i shpejtë i punës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran, për të siguruar transparencë të plotë
Presidenti francez thotë se do të vazhdojë.









