Nëse keni ndryshuar vendbanimin, mund të rinovoni lejen e drejtimit në DRSHTRR ku keni vendbanimin e ri ose ku jeni pajisur më parë.
Çfarë duhet:
-Dokument identifikimi (Letërnjoftim për shqiptarët, Leje qëndrimi për të huajt + pasaportë e përkthyer nëse duhet)
-Mandat pagese për transferimin e dosjes (1,000 lekë)
-Mandat pagese për lejen e drejtimit (4,500 lekë)
-Certifikatë mjekësore me foto (jo më e vjetër se 6 muaj)*
-Leje drejtimi origjinale
Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi:
Duhet denoncimi në polici dhe pajiseni me dublikatë ose leje të re (kërkohet certifikatë mjekësore).
Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejedrejtimit aplikanti duhet të dorëzojë vërtetimin e denoncimit të policisë dhe menjëherë qytetari pajiset me Dublikatë (për leje drejtimi të lëshuar pas 24.01.2017) ose pajiset me lejedrejtimi të re (kërkohet certifikatë mjekësore me fotografi).
Qytetari aplikon për kartonin e lejes së drejtimit menjëherë.
Shërbimi për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndyshuar vendbanimin). Kërkesa për transferimin e dosjes bëhet nga qytetari, mund të bëhet në dy drejtoritë edhe në atë burim edhe në drejtorinë destinacion.
Tarifa e shërbimit për trasferim dosje është 1,000 lekë.
Tarifa e shërbimit për pajisje me leje drejtimi është 4,500 lekë.
Ndryshim i gjeneraliteteve: emrit/mbiemrit të drejtuesit të mjetit
Nëse keni ndryshuar emrin/mbiemrin (gjeneralitetet), ju duhet t’i reflektoni këto ndryshime edhe në lejen e drejtimit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për ndryshimin e emrit/mbiemrit (gjeneraliteteve) te leja e drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR, me këto dokumente:
Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit:
* Për shtetasit shqiptar: LETËRNJOFTIM ID
** Për shtetasit e huaj: LEJE QËNDRIMI dhe kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës. Për rastet kur disponohet leje qëndrimi modeli i vjetër, format A4, kërkohet kopje e noterizuar e saj.
Lejen e drejtimit aktuale që zotëron;
Certifikatë mjekësore me fotografi (e vlefshme), e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor.
Tarifat e shërbimit
Leja e re e drejtimit – 4,500 lekë
Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e lejes së drejtimit) – 1,000 lekë
Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Ku dhe kur tërhiqet leja e re e drejtimit?
Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK.
Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), leja e drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash. Në Drejtoritë e tjera Rajonale kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.










