Një fragment i rrallë për publikun është publikuar sot nga shefi i Mossadit, David Barnea, i cili u shfaq me një fjalim drejtuar agjentëve të tij të shërbimit sekret izraelit, të përfshirë në operacionet kundër Iranit më 13 qershor dhe më pas, të cilat e gjunjëzuan Republikën Islamike.
Duke iu drejtuar pothuajse me ironi Teheranit , ai u tha agjentëve të tij të Mossadit: “Ne do të [vazhdojmë] të jemi atje, siç kemi qenë atje”.
Barnea tha se arritjet e agjencive të spiunazhit kundër Iranit ishin “të paimagjinueshme”, me detaje që tregonin se ata ishin të përfshirë në vrasjen e shefave të lartë ushtarakë iranianë, shkencëtarëve bërthamorë, në hedhjen në erë të objekteve bërthamore, objekteve të dronëve dhe objekteve të raketave balistike.
Mossadi ka pranuar se kishte qindra agjentë brenda Iranit në kulmin e operacioneve të tij, gjë që e la regjimin në baltë që nga fillimi i luftës.

Ai tha se Mossadi kishte punuar për muaj e vite “për të bërë të gjitha veprimet e duhura për të arritur në momentin e duhur… Ne e kuptuam fatin e momentit”.
Barnea falënderoi gjithashtu inteligjencën e IDF-së, Shefin e IDF-së, Gjenerallejtnant Eyal Zamir dhe CIA-n për bashkëpunimin e tyre të paçmuar gjatë operacionit.
Më pas ai foli për frontin e Gazës, duke theksuar se Mossadi është i përkushtuar për të kthyer të 50 pengjet, 20 prej të cilëve mbeten gjallë.









