SULMUESI KUQEZI/ Jasir Asani mesazh të koduar, më telefono nëse…

Asnjë minutë në tri ndeshjet e fundit. Tashmë duket se ka një “ftohje” mes Silvinjos dhe Jasir Asanit. Pasi udhëtoi nga Koreja e Jugut drejt Tiranës, anësori edhe këto dy takime nuk u aktivizua.

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Asani ka postuar një foto duke bërë me shenjë si telefon dorën e tij të djathtë. Ndërkohë, komentet e tifozëve janë të shumta, duke thënë se ai nuk meritonte që të mos luante në këto ndeshjet e fundit.

Ja postimi: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=122241642254033822&set=a.122179192796033822&type=3&ref=embed_post