Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister ka sygjeruar ditën e sotme një mision vëzhgues në Shqipëri në fillim të vitit 2026. Gjatë fjalës së tij në fund të mbledhjes së Komisionit të Punëve të Jashtme, McAllister duke biseduar për zgjedhjet në Shqipëri theksoi se situata në vend është sensitive. Në lidhje me mision deklaroi se do të vendoset në tetor nëse do të organizohet apo jo.
“Kolegë, mendoj se ishte mirë që Shqipëria ishte në axhendë, pas vëzhgimit të zgjedhjeve për shkak të sensitivitetit politik. Shqipëria do mbetet në axhendën tonë. Ne do marrim në konsideratë misionet tona jashtë për në vitin 2026. Unë do sugjeroj që në pjesën e parë të vitit të udhëtojmë në vendet në zgjerim, dhe Shqipëria duhet të përfshihet patjetër. Por kjo do vendoset në vjeshtë,” tha McAllister.









