SHPERTHIMI/ Tel Avivi nuk gjen qetësi – tronditet rezidenca e ambasadorit të Norvegjisë në Izrael; nuk ka të lënduar

Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte.

“Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme në një deklaratë me email. Ministria e Jashtme norvegjeze nuk tha në njoftim se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Sipas raportimeve të mediave e huaja, një granatë u hodh në drejtim të banesës, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.