SHFAJESIMI/ O Mete për vete – Metaj pas divorcit bashkëshortor me kryemadhin akuzon edhe “të divorcuarin” politik, Brahimllarin për lobimin e LSI në SHBA: Qëndroj në burg për firmat e tij

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar ish-sekretarin e përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çështjen e lobimit të LSI, që aktualisht po hetohet nga SPAK.

Ashtu si një ditë më parë kur u shfajësua se nuk mbante përgjegjësi, as per ish-gruan as për kushërinjtë e tij, gjë për të cilën në fakt nuk është proçduar në asnjë moment, mesa duket për t’i shpëtuar akuzave që rëndojnë mbi të do të kapet fort pas “divorceve” me ish bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Meta shprehet se po mbahet në “izolim ekstrem” për shkak të firmave të hedhura nga Braimllari në emër të LSI-së gjatë periudhës 2018–2019, kohë kur ai ishte President i Republikës dhe jo kryetar i partisë.

“Vetëm një rilindas mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës,” shkruan Meta, duke iu përgjigjur deklaratës së Braimllarit një ditë më parë, ku ky i fundit mohoi çdo përfshirje në këtë aferë.duar

Meta thekson se dokumentet e SPAK, sipas tij, e faktojnë Braimllarin si personin përgjegjës për firmosjen e kontratave të lobimit dhe ironizon faktin që ndërsa ai përballet me izolim, Braimllari “gradohet” në postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Postimi i Metës:

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë. Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?