RINUMERMI I VOTAVE/ Ish-juristi i PD, Sefa: Nuk ka ‘tren bullgar’, por kemi ‘trenin’ e Sali Berishës për të mbajtur vendin e kryetarit

Analisti Indrit Sefa, i ftuar në “Real Story” komentoi procesion e rinumërimit të votave në katër qarqe e vendit. Partia Demokratike kërkon “farsën” elektorale si dhe trenin bullgar, por këto realitetet duken se ekzistojnë vetëm në kokën e doktorit, dhe jo në kutitë e votimit.

Sipas Sefës, mund të këtë gabime të vogla, por këto shifra janë të papërfillshëm dhe nuk ndikojnë në rezultat.

“Administrata zgjedhore nuk është më e trajnuara e mundshme. Nuk kemi administratë e depolitizuar, kemi njerëz që i vendosim aty ditën e fundit,  as nuk i trajnojmë. Ligji parashikon që trajnimi të fillojë 30 ditë para. Patjetër, treni bullgar, treni i Sali Berishës për të mbajtur vendin e  kryetarit, nuk ka asgjë tjetër. Treni është pjesë e imagjinatës kolektive”, tha ai.

Ai shtoi se ditën e zgjedhjeve nuk vidhen zgjedhjet, siç pretendon Partia Demokratike.

“Nuk vidhen zgjedhjet ditën e zgjedhjeve, para hajde dhe të flasim, sepse ka ndikime. A ndikojnë këto situata për ndryshim rezultati, për mua ndikojnë në një përqindje të vogël, por jo në rezultat”, theksoi ai