Ministria e Arsimit ka njoftuar sot publikimin e notave të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2025, Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore, në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen me Qendrës së Shërbimeve Arsim
Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.
Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj.
Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe në 17 i matematikës. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndarë informacionin dhe notat mund të shihen online, përmes këtij link-u:
Në të gjithë vendin janë testuar për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 25712 maturantë, prej së cilëve 365 janë vlerësuar me notë jokaluese, ndërsa 29 maturantë janë vlerësuar me notën 10.00









