Izraeli ka kthyer mbrapsht avionët luftarak që ngriti për të sulmuar Iranin, pas ultimatumit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump pak minuta më parë në rrjetin social, “TruthSocial”, ku deklaroi se avionët e Izraelit po kthehen mbrapsh. Presidenti amerikan theksoi se Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin dhe se armëpushimi mbetet në fuqi.
Më tej në një postim të dytë sërish në rrjetin social “TruthSocial”, Trump deklaroi se Irani nuk do t’i rindërtojë kurrë objektet e tij bërthamor.
Ja postimi: https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114738128058193093
Dy mesazhe këto që mesa duket tregojnë kushtet e pranuara nga Irani dhe Izraeli për të arritur armëpushimin e negociuar nga Trump me ndihmën e Katarit.









