REAKIMI I OKB/ Sulmet amerikane ndaj Iranit; Guterres: Nuk ka zgjidhje ushtarake, e vetmja rrugë është diplomacia 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka deklaruar se është “thellësisht i alarmuar nga përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit”.

Ai i konsideroi sulmet e Uashingtonit ndaj objekteve bërthamore të Iranit “një përshkallëzim të rrezikshëm në një rajon që tashmë është në buzë të tensioneve dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen e sigurinë ndërkombëtare”.

Guterres paralajmëroi për një rrezik në rritje që konflikti të dalë shpejt jashtë kontrollit, sipaas tij, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën.

Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kartës së OKB-së, si edhe rregullave të tjera të së drejtës ndërkombëtare.

“Në këtë orë të rrezikshme”, shtoi Guterres,“është thelbësore të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja.”