REAGIMI/ U raportua për kontrolleve të ushtruara në aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK – e konfirmon Ergys Agasi: Jam i hapur për hetimet

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ervis Agasi ka reaguar ekskluzivisht për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK.

Urdhri u dha nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti.

Në prononcimin për CNA, Agasi theksoi se është i hapur për çdo lloj hetimi.

“E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”,-reagoi Agasi.

Agasi dha këtë prononcim për CNA, pas interesimit në lidhje me kontrollet e kryera nga SPAK dhe lajmet e përhapura në media në lidhje më këto kontolle, por edhe një tufë thashethemesh për urdhër-arreste, ndalime,  e të tjera./CNA