Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance bëri deklarat e tij lidhur me sulmet amerikane drejt Iranit, në një dalje televizve në median e njohur amerikane NBC.
Vance tha se SHBA-të duan të ndjekin një proces diplomatik në Iran. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kishin arritur ta pengonin me sukses programin e armëve bërthamore të Iranit, duke shtuar se Presidenti Donald Trump tani shpreson të ndjekë një zgjidhje diplomatike.
“Ne nuk duam ta zgjasim këtë ose ta ndërtojmë më shumë sesa është ndërtuar tashmë. Ne duam t’i japim fund programit të tyre bërthamor”,-tha Vance,
Vance ndau deklaratat duke folur në emisionin “Meet the Press” të NBC-së me gazetaren Kristen Welker.
“Ne duam të flasim me iranianët për një zgjidhje afatgjatë këtu”, -shtoi Vance.
Vance i tha gjithashtu NBC-së se nuk besonte që konflikti me Iranin do të shndërrohej në një luftë të zgjatur, tha se SHBA-të nuk kishin interes të dërgonin trupa të mëtejshme amerikane në Lindjen e Mesme dhe shtoi se SHBA-të nuk donin të shihnin ndryshim regjimi në Iran









