PRANGOSJA/ Qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave, pranga 33-vjeçarit në Shkodër

Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti me të cilin po qarkullonin 3 shtetas, në fshatin Theth, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari Alfred Rrupa.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetasit, sepse ushtruan dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Theth, ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.