Prangosja/ I dyshuar për vepra penale – Arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë Tropojë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. K, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë… etj” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 24.05.2026 rreth orës 18:00 duke drejtuar automjetin tip Volksëagen së bashku me rimorkio në të cilën kishte ngarkuar një depozitë të mbushur me karburant të llojit naftë, ka kaluar territorin doganor duke mos ju bindur shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe Shërbimeve Doganore Qafë Morinë për verifikimin e ngarkesës dhe ndjekjen e procedurave. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe peshimit nga autoritetet përkatëse, ka rezultuar pesha prej 840 kg.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.