PIRUETAT E ANALISTIT/ Berisha ka probleme me faktimin e “farsës zgjedhore”, Bushati që dikur thoshte se Veliaj që duhet arrestuar, sot deklaron: Veliaj i burgosur politik

Analisti Andi Bushati thotë se në 11 maj nuk ka pasur zgjedhje, por shton se Partia Demokratike ka probleme me faktizimin e farsës.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se sa më shumë pushteti autokratik hedh rrënjë në vend, aq më e vështirë është të provosh krimin zgjedhor

Po të bësh krahasim me atë që PD e Bashës nxori, që u vodhën të dhënat përmes patronazhistëve, u kap ngjarja e Elbasanit ku jepeshin para me polici për të marrë vota. Raporti para katër vjetësh dhe sot ishte shumë më i fortë, që para katër vitesh një qytetar mund të bindej se ishte bërë nami. Këtu ka ndjesi por nuk ka fakte reale.

Nuk kemi prova evidente që këtu është bërë nami, ndërkohë që unë hyj tek ata njerëz që besoj se këtu është bërë nami.

Pse ti pa fakte konkrete thua se këtu është bërë nami. Sa më shumë pushteti autokratik hedh rrënjë në vend, aq më e vështirë është të provosh krimin zgjedhor. Kjo shpjegon dhe paradoksin pse këtë herë në 2025 ka qenë më e vështirë që të provohet e njëjta masakër që ndodhi atëherë”, tha ai.

Lidhur me videon e publikuar në TikTok nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ku shfaqet një orë para arrestimit thotë se është në diskutime për ta bërë historinë e tij një serial në Netflix, Bushati thotë se historia e tij ja vlen, pasi është viktimë e njeriut që u shërbeu më shumë.

Kam filluar ta quaj Veliajn një të burgosur politik. Jo se Veliaj mund të mos ketë mëkate politike, por se ai po gjykohet për tekat e atij që e ka hedhur për dhjam qeni, si Ahmetaj, Koka, etj., është një i burgosur politik.

Nëse ti trajtohesh me të tjera standarde dhe të tjerë me të tjera standarde, ti nuk je një i burgosur në liri, por je një i burgosur politik.

Makina e ngrënies së kokave që ngrenë diktatorët nuk di të ndalet. Kjo makineri bie kur bie diktatura. Me këtë logjikë do të kemi dhe Veliaj të tjerë”, tha ai.