PAMJET/ Goditja e grupit kriminal nga SPAK – momente nga operacioni i arrestimit të anëtarëve (Video)

Janë publikuar pamjet e operacionit të SPAK së bashku me autoritete finlandeze ku u goditën disa grupe kriminale të trafikut të armëve dhe drogës. 

Operacioni për ekzekutimin e 11 masave të arrestit u zhvillua në Tiranë. Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. 

Sipas informacioneve të dhëna nga autoritet gjatë konferencës në SPAK, kokat e grupit ishin nga Vlora, ndërsa anëtarët vepronte kryesisht në Berat dhe Kuçovë. 

Nga ky operacion u sekuestruan 300 kg drogë.

“Pamje nga operacioni policor i koduar “PIETARI”.

Operacioni, i përbashkët me autoritetet finlandeze.

Gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nga 11 masa sigurie, Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, kanë ekzekutuar 9 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, ndërsa 1 shtetas, nga informacionet e siguruara, nuk ndodhet në Shqipëri, dhe po bashkëpunohet me auritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu, janë sekuestruar prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve paraprake dhe hetimit pasuror”, njofton policia.