Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se deri më tani janë shkatërruar mbi 40 avionë rusë.
Sulmi ndodhi në prag të bisedimeve të planifikuara Kiev-Moskë në Stamboll. Të dy delegacionet do të udhëtojnë për në Turqi .
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina ka goditur aeroportet ruse, disa prej të cilave madje strehojnë avionë strategjikë.
Sulmi, me emrin e koduar “Pavutyna” (“rrjeta e merimangës”), kishte në shënjestër të paktën katër baza ajrore ruse , përkatësisht Belaya, Diaghilev, Oleny dhe Ivanovo.
Të gjitha bazat janë në një distancë shumë të gjatë nga kufiri ukrainas me Rusinë: 700 kilometra për Diaghilev, 900 kilometra për Ivanovo, 2,000 kilometra për Olenya dhe 4,700 kilometra për Belaya.
Midis avionëve të shkatërruar janë bombarduesit Tu-95 dhe Tu-22M3, si dhe avionë paralajmërues të hershëm A-50.
Sipas Sky News, sulmi u krye nga shërbimi i inteligjencës ukrainase SBU. Një burim në shërbim i tha rrjetit se dronët kishin në shënjestër avionë që bombardojnë qytetet ukrainase çdo natë.









