Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë në qytetin Graz të Austrisë, ku të paktën 10 perona humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të qytetit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani shpreh hidhërimin e saj për ngjarjen e rëndë. Presidentja shprehet se sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues.
“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë”, shkruan Vjosa Osmani.









