“MOBILIZIMI”/ Sali Berisha shkon nesër në SPAK, Flamur Noka thirrje strukturave! Ja SMS-ja; çfarë po paralajmërohet? 

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim, dy javë më parë, dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi” dhe personave të tjera, të cilët janë të pandehur në këtë proces gjyqësor që ka nisur më shumë se një vit më parë.

Ndaj Berishës ka një masë sigurie “Detyrim paraqitje” dhe nesër, lideri demokrat pritet të mbërrijë para hetuesve në godinën e SPAK për të firmosur prezencën. Sipas procedurës, ai duhet të paraqitet në SPAK çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit.

Pasditen e sotme, disa orë para se Sali Berisha të shkojë përpara organit të akuzës, në media ka rrjedhur një mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në grupin e Këshillit Kombëtar.

“Të dashur miq. Nesër ditën e Hënë në orën 9:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP- it. Faleminderit”, thuhet në mesazh, i cili duhet theksuar se është i modifikuar, ndërkohë që media të caktuara raportojnë se më vonë nga ky tekst është fshirë një fjali “mobilizimi”.

Sipas tyre, fjalia “Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty”,është fshirë nga mesazhi në grupin e WhatsApp.

FOTO/ Sali Berisha shkon nesër në SPAK, Flamur Noka

SMS e Flamur Nokes per strukturat

Megjithatë, siç ka ndodhur dhe herët e kaluara, sa herë që lideri demokrat Sali Berisha paraqitet në SPAK për verifikimin e masës së sigurisë, para organit të akuzës grumbullohen militantë të Partisë Demokratike të cilët brohorasin emrin e liderit të tyre.

Mbetet për t’u parë nëse demokratët dhe drejtuesit e tyre do të organizojnë diçka nesër në dyert e Prokurorisë së Posaçme, apo do të jetë thjesht një organizim i bërë tashmë rutinë, ku Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij para militantëve dhe më pas do të largohet.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe personat e tjërë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”. Në këtë territor, janë ngritur 18 kulla banimi dhe shërbimesh.