Stefan Efenberg po ndjek me vëmendje tregun e transferimeve në Bundesligë. Pas refuzimit të Florian Virc (22), tani anësori Niko Uilliams (22) është tani në prag të një transferimi te Barcelona. Dhe kjo e ka vendosur Bajernin e Mynihut në një pozitë jo fort komode.
Megjithatë, Efenberg nuk e sheh marrëveshjen me Virc si tërësisht negative. Ai beson se një lojtar mund të përfitonte prej saj: Jamal Musiala (22)! “Mario Basler e tha mirë në ‘Doppelpass’: Mund të shihje në Kampionatin Evropian në shtëpi se performanca e njërit prej dy lojtarëve ra kur ishin në fushë së bashku”.
Por sipas tij, Bajernit i duhet një ndërhyrje. “Bajerni duhet ta ketë në shënjestër Voltemaden nëse Herri Kejn largohet. Ai është lloji i lojtarit, për të cilin Bajerni duhet të mendojë tashmë. Ai është ndërtuar për ambicie të larta”.









