Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot homazhe në nder të dëshmorëve të vendit, në këtë ditë që përkon me Ditën e Çlirimit të Istogut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ndan mesazhin e vlerësimit të memorialit në Vrellë të Isogut, që u inagurua sot, si një vend kujtese dhe simbol i sakrificës.
“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot.
Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”,-shkruan Osmani.









