MEGA-OPERACIONI/ Goditja e grupit kriminal – Zyrtari finlandez: Hetimet nisën dy vite më parë në Finlandë; U sekuestruan 300 kg drogë

Komisari për krimin i Byrosë kombëtare të Hetimit, në Finlandë:

“Përgëzoj kolegët e përfshirë në këtë hetim. Më lejoni të komplimentoj SPAK për bashkëpunimin e shkëlqyer në dy vitet e fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas, u sekuestruan rreth 300 kg lënë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda.

170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marihuanë dhe disa tablet lëndësh narkotike.

Hetimi i ndërmarrë në Holandë, zbuloi se grupi drejtohej nga shtetas nga Shqipëria.”