Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një garazh pallati në zonën e Spitallës, në Durrës, pranë parkut të autobusëve.
Garazhi shërbente për magazinimin e pjesëve të këmbimit për automjete, çka ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Mësohet se në vendngjarje kanë ndërhyrë gjashtë mjete zjarrfikëse, por aksesi drejt vatrës së zjarrit është i kufizuar për shkak të terrenit të vështirë. Për të mundësuar fikjen e plotë të flakëve, është kërkuar ndërhyrja me fadromë dhe matrapikë për të hapur rrugë drejt hapësirave të përfshira nga zjarri.
Nga ana tjetër,policia ka siguruar perimetrin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.









