KUNDER-PERGJIGJA/ Putin mban “premtimin” pas telefonatës me Trump – nis hakmarrjen, sulmon Ukrainën

Disa orë pas bisedës telefonike, e cila u zhvillua mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin, Rusia sulmoi Ukrainën.

Të paktën pesë persona, përfshirë edhe një fëmijë u vranë në një sulm me dron rus në qytetin verior ukrianas Pryluky, gjatë natës. Gjashtë persona të tjerë u plagosën dhe u çuan me urgjencë në spital.

Orë më vonë 17 persona mbetën të plagosur në një sulm me dron rus në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, mes një fëmijë, një grua shtatzënë.

Kujtojmë se Trump dhe Putin zhvilluan ditën e djeshme një bisedë telefonike e cila zgjati 1 orë e 15 minuta. Sulmet e fundit me drone të Ukrainës ndaj bazave ruse, ishin fokusi kryesor i bisedës.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Putin shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur fort sulmit të Ukrainës, gjë të cilën e vuri në zbatim që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ndërkohë që ishte Ukraina ajo e cila tre ditë më parë i shkatërroi Rusisë më shumë se 40 avionë bombardues.

Mes dy liderëve u diskutua edhe për programin bërthamor të Iranit, teksa Trump theksoi se “koha po mbaron për Teheranin”.