KRIMET ZGJEDHORE/ “Janë sekuestruar dokumente shumë të rëndësishme” – Dumani raporton mbi hetimet: Kemi kontrolluar disa zyra personale! 

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar lidhur me hetimet për procesin zgjedhor gjatë mbledhjes “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Kryeprokurori U shpreh se prokurorët e posaçëm kanë ushtruar kontrolle personale, të banesave dhe në zyra, ndërsa kanë kontrolluar të gjitha kallëzimet duke marrë vendim nëse duhet të nisnin  një hetim apo jo.

Ai deklaroi se gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.

Sipas Dumanit SPAK nuk ka nisur hetim për të gjithë kallëzimet nga PD dhe opozita, pasi provat nuk ishin të plota.

 “Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.

Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.

Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, – tha kreu i SPAK.