KONFIRMIMI/ U plagos nga sulmet izraelite, Irani njofton vdekjen e komandantit Ali Shadmani

Irani ka konfirmuar sot se Gjeneral Major Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka vdekur pasi pësoi lëndime në sulmet izraelite javën e kaluar.

Shadmani mori detyrën më 13 qershor, pasi sulmet e para të Izraelit ndaj Iranit vranë një numër komandantësh të lartë, përfshirë paraardhësin e tij, gjenerallejtënant Gholam Ali Rashid.

Në deklaratat publike thuhet se Shadmani vdiq, “pasi u plagos rëndë nga një goditje nga regjimi sionist javën e kaluar”.