KONFIRMIMI/ Murtaja e bagëtive – Zbulohet vatra e parë në Korçë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive. Vatra e murtajës është konfirmuar në fshatin Shuec në Devoll vetëm tek një fermer.

Dyshohet për 150 krerë bagëti të infektuara, nga të cilët 13 kanë ngordhur.

Janë futur në karantinë bagëtitë që dyshohen të infektuara dhe shërbimi veterinar ka marrë të gjitha masat për izolimin e rastit dhe trajtimin e tyre.