Kremlini ka konfirmuar zhvillimin e një telefonate për herë të parë mes presidentit rus Vladimir Putin me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë. Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë.
“Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar Papa.









