Vllaznia do të përballet me Daugavpils në kuadër të raundit të parë të Ligës së Konferencës. Takimi i parë mes tyre do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00 më 10 korrik. Një sfidë shumë e rëndësishme, ku kuqeblutë e Edi Martinit do të tentojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë.
Për këtë përballje janë mësuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi. UEFA ia ka besuar këtë sfidë një Armeni. Kryesorë do të jetë Artem Gasparian, ku ndihmës të tij do të jenë Atom Sevgulan dhe Kaçatur Hovhannisian, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Jura Mahtesian.

Nga ana tjetër, pas 1 jave, saktësisht më 17 korrik, shkodranët do të luajnë në transfertë duelin e kthimit. Edhe për këtë duel UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në Riga.
Karel Ruçek do të jetë kryesor, me çekun që do të ndihmohet nga Lukas Mataç dhe Jiri Kriz, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Jan Vsetecka.

Vllaznia ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Daugavpils në “Elbasan Arena”. Çmimet variojnë nga 500 deri në 2000 lekë të reja.
Kategoritë ku mund të blihen bileta, që shiten aktualisht vetëm “online”, janë me 500, 1000 dhe 2000 lekë të reja. Biletat fizike do të jenë në shitje në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan duke filluar nga data 5 korrik.









