KOLAPS TRAFIKU/ Bllokohet totalisht segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç – kaos dhe irritim i drejtuesve të mjeteve për orë të tëra 

Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç është bllokuar totalisht, duke shkaktuar kaos dhe irritim të madh të drejtuesve të mjeteve në qarkullim.

Mjetet që janë nisur nga Shkodra prej më shumë se disa orësh,  po përballen me pengesa të mëdha dhe nuk po levizin pothuajse fare për shkak të trafikut të dendur që ka paralizuar plotësisht segmentin.

Sipas raportimeve, pushuesit janë nisur përpara 4 orësh nga Shkodra për në Lezhë dhe ende nuk kanë mbërritur.