JEPET ALARMI/ Valë e re sulmesh nga Irani drejt Izraelit me raketa balistike

Autoritetet në Izrael thonë se kanë arritur të diktojnë lëshimin e disa raketave nga Irani.

Raportohet se mes raketave të lëshuara ka edhe nga ato balistike. Sirenat kanë rënë pak çaste më parë në Tel Avivi dhe Jeruzalem.

Gjatë ditës së sotme, nuk kanë ndodhur sulme përveç raportimit për lëshimin e dy raketave balistike pak orë më parë, të cilat duket se nuk kanë arritur në objektiva.

Në sulmin e fundit raportohet se janë lëshuar më pak se 5 raketa dhe të gjitha janë interceptuar.