GRABITJA/ Cili personazh i rëndësishëm ka rënë pre e grabitësve? Vidhet një banesë te “Zogu i Zi”, hajdutët marrin USB, dokumente dhe 1 hard disk

Një vjedhje ka ndodhur dje në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet.

Autorët e vjedhjes kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hard disk.

Komisariati nr.2 ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar, raporton “BalkanWeb”.

Dyshimet janë se banesa i përket një personazhi të rëndësishëm.