Pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria izraelite shprehu falenderimet e saj ndaj veprimeve të Presidentit Donald Trump.
Duket se kjo ndjenjë reflektohet edhe tek izraelitët e zakonshëm. Mëngjesin e sotëm, në Tel Aviv janë shfaqur tabela që shkruajnë “Faleminderit, Z. President”, me një foto të tij dhe flamuj amerikanë.
Presidenti i SHBA tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane. Shtetet e Bashkuara u përfshinë në konfliktin Izrael-Iran, duke shtuar frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak”, ndërsa deklaroi se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.










