Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Bilishtit. Bëhet me dije se rreth orës 11:10, një motomjet i drejtuar nga Besim Stena 67-vjeç, është përplasur me një automjet me drejtues Besart Kycykun, 25-vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









