E RENDE/ Mbytet një person në liqenin e Shkodrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në liqenin e Shkodrës, ku një person rreth 37 vjeç është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuar si banor i zonës së Grizhës dhe trupi i tij është zbuluar në afërsi të Balshajt nga shërbimet e policisë së Malësisë së Madhe.

Informacion paraprak: Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur.