E PAPRITUR/ Trump largohet para kohe nga samiti i G7 – shkak, kriza në Lindjen e Mesme Liderët: Irani, burim i paqëndrueshmërisë

BPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar përpara kohe nga samiti i G7 që po mbahet në Kanada. Sipas ekipit të tij, ai është nisur drejt Uashingtonit për t’u përqendruar në situatën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Mbrëmjen e kaluar, Presidenti Trump publikoi një mesazh urgjent në rrjetin e tij social Truth Social, duke u bërë thirrje qytetarëve në Teheran të evakuohen menjëherë. Ky paralajmërim i drejtpërdrejtë ka ngritur shqetësime për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Para se të largohej nga samiti, Presidenti Trump u bashkua me liderët e tjerë të G7 në një deklaratë të përbashkët, ku Irani u cilësua si burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit në Lindjen e Mesme.

Në Uashington, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, zhvilloi një takim urgjent me ekipin e sigurisë kombëtare. Ai nuk dha detaje mbi përmbajtjen e diskutimeve, por burimet zyrtare njoftojnë se zhvillimet në Gaza dhe rreth Iranit kanë qenë në fokus.