Kilian Mbape është prekur nga një gastroenterit akut dhe është shtruar në spital për disa kontrolle dhe për të marrë trajtimet e para të nevojshme. Lajmi është bërë i ditur nga Reali i Madridit përmes një njoftimi zyrtar të shkurtër.
Sulmuesi francez mungoi në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube kundër Al Hilal të Simone Inzagit për shkak të etheve, shenja e parë e infeksionit, e cila më pas është përkeqësuar duke e detyruar të izolohej në dhomën e tij të hotelit në Miami.
Gjendja e tij, dukshëm, është përkeqësuar edhe më tej dhe është marrë vendimi për shtrimin në spital për të mbajtur nën vëzhgim situatën.
Në këtë pikë duket e pamundur që Çabi Alonso ta rikuperojë atë për ndeshjen kundër Paçuças, e planifikuar për të dielën në orën 21:00 me orën italiane, dhe pjesa tjetër e turneut për të mund të jetë në rrezik serioz.









