Leo Mesi u lidh sot me largimin nga Inter Majemi. Këto të fundit nuk ia dolën kundër PSG-së, ndërsa francezët siguruan çerekfinalen e Botërorit të klubeve.
Për këtë u mendua rikthimi i Mesit në Europë, pasi do ta mbante formën e duhur para Botërorit 2026. Ky skenar është mohuar nga Inter Majemi, që zbulon se palët po punojnë për rinovimin.
“Mesi është nën kontratë deri në fundin e vitit 2025 dhe e vërteta është që të dyja palët janë të interesuara për të vijuar bashkëpunimin. Hapat e nevojshëm po ndërmerren me mendësinë e duhur për ta realizuar”, janë shprehur nga Inter Majemi.









