Zbardhen më shumë detaje mbi destinacionin e avionëve amerikanë B-2 të ngritur në fluturim. Mediat amerikane raportuan se avionët që mbajnë ‘super bombën’ u furnizuan me karburant dhe u ngritën në fluturim, teksa sipas NBC News , duke cituar dy zyrtarë të mbrojtjes, avionët u ngritën nga baza ajrore Whiteman në Missouri gjatë natës dhe tani po shkojnë drejt Guamit.
Është e paqartë në këtë pikë nëse bombarduesit, të cilët janë projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë, po planifikojnë të zbarkojnë në Guam apo jo.
Avionët B-2 janë të aftë të transportojnë bombat shpërthyese të bunkerëve 30,000 paundëshe që do të nevojiteshin për të sulmuar me sukses Fordoë, impiantin bërthamor iranian të varrosur 90 metra brenda një mali.
Të enjten, Donald Trump tha se do të merrte një vendim nëse do ta sulmonte Iranin “brenda dy javëve të ardhshme”. Vendosja e bombarduesve sugjeron se presidenti amerikan mund të jetë i përgatitur të nisë një sulm më shpejt se sa pritej.









