Ylli i TikTok largohet nga Amerika pasi qëndroi përtej afatit të vizës
Khaby Lame, krijuesi më i ndjekur në TikTok, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit në Las Vegas pasi dyshohet se ka qëndruar më gjatë se sa e lejonte viza.
Ai mbërriti në SHBA më 30 prill dhe u lejua të largohet vullnetarisht pa urdhër dëbimi.

Rasti i tij ndodhi në kohën kur presidenti Donald Trump po shton masat kundër emigracionit, përfshirë bastisje në Los Angeles që kanë shkaktuar protesta të ashpra kundër ICE.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka paralajmëruar padi ndaj qeverisë federale për duke e quajtur aktin “jokushtetues”.
Lame, i lindur në Senegal dhe i rritur në Itali, u bë i famshëm gjatë pandemisë me videot e tij pa fjalë që ironizonin “life hacks” absurde.
Tani ai ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok dhe është ambasador i UNICEF-it si dhe partner i markës Hugo Boss.









