Mançester Siti e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke fituar 2-0 ndaj marokenëve Uidad Kasablanka. “Qytetarët” gjetën golin që në aksionin e parë në minutën e dytë, me Fil Foden, i cili shënoi pas asistit të Xheremi Doku.
Në minutën e 42 ishte radha e Foden për të asistuar për Doku, belgu dërgoi topin në rrjetë pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për anglezët.
Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, edhe pse Mançester Siti pati disa raste të pastra. Për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, debutuan dhe dy blerjet e bujshme, Tixhani Reijnders dhe Rajan Çerki. Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Fil Foden.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt anglezët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Riko Luis për ndërhyrje të rrezikshme.









