BASHKEBISEDIMI/ Telefonatë e presidentit iranian me Erdogan – Pezeshkian paralajmëron: Agresioni izraelit do përballet me përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nëse vijon sulmet!

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian paralajmëron se do të ketë një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nëse Izraeli vazhdon të sulmojë vendin e tij. Ai theksoi se vazhdimi i agresionit do të përballet me një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nga forcat e armatosura iraniane.

Kjo deklaratë e presidentit ka ardhur gjatë një telefonatë me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif. Pezeshkia gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Ata diskutuan për konfliktin Izrael-Iran, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdogan shprehu dënimin e tij më të fortë për sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe shprehu ngushëllimet e tij për popullin iranian për vdekjet. Në të njëjtën kohë, ai thuhet se vuri në dukje se Izraeli përbën një rrezik të madh për të gjithë rajonin.