Zbulohen detaje nga dasma e Alex Soros, trashëgimtarit të George Soros. Ai do të martohet sot me Huma Abedin, në një dasmë madhështore në Hamptons, ku do të marrin pjesë një mori figurash të fuqishme me prirje të majta. Mes shumë personazheve të ftuar, është edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas mediave ndërkombëtare, Abedin, 48 vjeç, ish-gruaja e ish-kongresmenit të Nju Jorkut, Anthony Weiner dhe ish-këshilltare e Hillary Clinton, do të martohet me Sorosin, 39 vjeç, në pronën luksoze të familjes prej 14.5 milionë dollarësh në Southampton.
Hillary, Bill dhe vajza Chelsea Clinton janë në listën e të ftuarve së bashku me Barack dhe Michelle Obamën dhe disa kryeministra evropianë të lidhur me fondacionin e George Soros, tha një burim për Page Six.
Disa nga të ftuarit e famshëm të çiftit do të transportohen me helikopter nga Manhattan për festimet, në të cilat ka të ngjarë të marrin pjesë edhe kryeredaktorja e famshme e Vogue, Anna Wintour, bankieri James Rothschild dhe ish-drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt.

Sipas Daily Mail, Huma Abedin, u pa e veshur me të bardha në një darkë të shtruar të premten përpara ceremonisë së sotme. Abedin, 48 vjeç, mbante veshur një fustan të thjeshtë me gjatësi të mesme ngjyrë shampanje me mëngë të valëzuara dhe sandale me taka të njëjta.

Dhëndri i bëri komplimente nuses së tij, i veshur me një kostum ngjyrë kafe të çelët me këpucë të njëjta, ndërsa dyshja e kaloi mbrëmjen duke u shoqëruar me demokratë të listës A, si vetë Clinton.
Çifti i lumtur organizoi mbrëmjen e së premtes një festë për dhjetëra anëtarë të familjes dhe miq në pronën buzë ujit të nënës së Sorosit, Susan Weber, në Shelter Island, në enklavën ekskluzive të Dering Harbor.

Clinton dhe djali i Abedin nga burri tjetër
Mes të pranishmëve dyshohet se ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili u nis nga Tirana që më 12 qershor. Ajo që bie në sy është se kryeministri ynë është rrethuar nga demokratët më të zjarrtë në SHBA dhe “armiqtë” e Donald Trump.

Bill Clinton
Mos harrojmë se Trump e ka pasur rivale në zgjedhje Clintonin, teksa në zgjedhjet e fundit Barack Obama pati rol shumë të rëndësishëm në kampin demokrat dhe sulmet e Trump ndaj tij nuk kanë munguar. Të shohim nëse do të ndikojë kjo festë te raportet e kryeministrit Rama me administratën republikane. /Pamfleti














