ALUDIMI/ Donald Trump u futet teorive konspirative: Joe Biden është vrarë dhe është klonuar

Të shtunën në mbrëmje, Trump ripostoi një teori konspirative nga një llogari pro-MAGA rreth Bidenit që supozohet se është “ekzekutuar në vitin 2020” dhe është zëvendësuar nga një klon.

Në javët e fundit, ish-presidenti Joe Biden duket se ka qenë shumë në mendjen e Donald Trump. Më herët këtë javë, Trump bëri një mini-shpërthim në Zyrën Ovale, duke e quajtur Bidenin “të lig”, dhe së fundmi në Truth Social, Trumo ripostoi një teori konspirative të çuditshme rreth ish-presidentit.

Të shtunën në mbrëmje, Trump ripostoi një teori konspirative nga një llogari pro-MAGA rreth Bidenit që supozohet se është “ekzekutuar në vitin 2020” dhe është zëvendësuar nga një klon.

Sipas Rolling Stone, e njëjta llogari ka postuar teori të tjera konspirative rreth vjedhjes së zgjedhjeve të vitit 2020 nëpërmjet “luftës kibernetike”. Teoricienia konspirative e ekstremit të djathtë Laura Loomer (e cila thuhet se udhëtoi me Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024) reagoi ndaj ripostimit të konspiracionit të Trump me një emoji që qeshte.