Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një njoftim urgjent ku dhe u bën thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë dhe të kujdesshëm ndaj këtij mesazhi që u vjen në aparatet e tyre celularë.
Përmes një njoftimi zyrtar AKSK bën me dije se kanë marrë masat për të bllokuar menjëherë një skemë mashtruese që po synon të vjedhë të dhënat bankare të qytetarëve përmes mesazheve të rreme të emër të Postës Shqiptare.
Për këtë arsye, u bëhet thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që në asnjë moment të mos japin të dhënat e tyre bankarë apo të kartës së tyre.
“Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Njoftimi i plotë:
KUJDES: Mos bini pre e mashtrimeve online!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.
Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.
Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare.
Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta!
AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital.











